+355696559233

X KLINIKA

Illustration

Përshëndetje Doktorë!

Ne e kuptojmë se dy gjërat më të rëndësishme për ju, janë koha që merr çdo procedurë dhe kënaqësia e klientit. Duke ndërthurur inteligjencën artificiale me talentin dhe eksperiencën e stafit tonë, ne ju ofrojmë një produkt të menduar në detaje.

Kryejmë kryesisht punime mbi implante dhe jo vetëm. Materialet që përdorim janë zirkon, metal, qeramikë, peek, disilikat, kompozitë etj. Në vitet e fundit, materiali i zirkonit është kthyer në një nga produktet kryesore të punimeve dentare, duke u ngritur në lartësinë e materialeve si flori dhe platin.

Për këtë arsye Perfect Dent është i specializuar në punimin e produkteve Full Zirkon, i cili siguron fortësi dhe estetikë. Filozofia jonë është shfrytëzimi i precizionit dhe shpejtësisë së aparaturave pa zëvendësuar plotësisht dorën e njeriut.

Shërbimi i Konsulencës

Përveç produkteve të një standardi të lartë, Perfect Dent është i gatshëm të ofrojë edhe shërbim konsulence në ndihmën tuaj. E dimë se asnjë rast që trajtohet nuk është i njëjtë. Ne propozojmë zgjidhje të personalizuar në bazë të situatës duke kryer konsulta dhe diskutime. Besojmë se nëpërmjet këtij shërbimi zgjidhja do të jetë më e shpejtë dhe më e mirë, duke shkurtuar kohën e pritjes së pacientit dhe rritur kënaqësinë e rezultateve.

Prenoto një takim ose zhvillo një bisedë telefonike tani!