Inovacion dhe Eksperiencë për një Standard të padiskutueshëm
Historia e Perfect Dent nis shumë vite më parë në Institutin I.P.S.I.A,San Benedetto del Tronto, Itali, ku ideuesi dhe themeluesi i Perfect Dent, përfundoi studimet për teknik dentar. Pasi u kthye kishte vetëm një qëllim,të sillte standardin dhe zhvillimin teknologjik botëror të dentistrisë, në Shqipëri.
Që prej asaj kohe e deri më sot shumë gjëra kanë ndryshuar. Ne jemi rritur,duke krijuar një emër të konsoliduar në fushën e dentistrisë e duke u bërë shembull për shumë të tjerë. Me një staf të përkushtuar prej më shumë se 20 punonjësish dhe me një ndër laboratoret më modern dhe inovativ në vend por jo vetëm, krenohemi me rrugëtimin e deritanishëm e të pandalshëm tëPerfect Dent.
Por, edhe pas kaq vitesh në treg, ka diçka që nuk ka ndryshuar e nuk do të ndryshojë asnjëherë.Dedikmi, konsistenca dhe shërbimi korrekt do të jenë ndër pikat dalluese të Perfect Dent. Themelet tona janë ndërtuar nga serioziteti për punën dhe respekti për klientin. Këto vlera pasqyrohen në çdo hap të punës sonë.
Misioni i Perfect Dent është vendosja e një standardi të lartë në këtë fushë,ku puna e mirë dhe e ndershme prej më shumë se një dekade të na diferencojë nga të tjerët.
TI ZGJEDH! NE ZGJIDHIM!