RRETH NESH !

Illustration

PERFECT DENT 4.0
Pikëpamja inovative është nga pikat tona më të forta. Ne kemi operuar gjithmonë me aparaturat më të mira, duke qenë pionerët e teknologjisë në dentistrinë shqiptare.
Me një vizion për të ardhmen, Perfect Dent 4.0 u shërben klientëve të tij me materialet dhe teknologjinë e fundit, duke ndjekur filozofinë e një pune cilësore të një stafi profesionist dhe aparaturave bashkëkohore.
Rruga drejt perfektes nuk mbaron kurrë, por Perfect Dent 4.0 është më pranë se kushdo!

Përshëndetje Doktorë!

● Ne e kuptojmë se dy gjërat më të rëndësishme për ju, janë koha që merr çdo proçedurë dhe kënaqësia e klientit. Duke ndërthurur inteligjencën artificiale me talentin dhe profesionalizmin e stafit tonë, ne ju ofrojmë një punim të kuruar deri në detaje. Estetika është ajo çfarë na diferencon nga te tjerët.
● Jemi ekspertë në punimet mbi implante, por jo vetëm. Eksperienca disa vjeçare e stafit të Perfect Dent 4.0 bën të mundur zgjidhjen e rasteve më komplekse, atëherë kur edhe ju vet jeni dorëzuar para saj.
● Materialet që përdorim janë zirkon, metal, qeramikë, peek, titan, disilikat, E-max, kompozitë etj.Në vitet e fundit, materiali i zirkonit është kthyer në një nga produktet kryesore të punimeve dentare, duke u ngritur në lartësinë e materialeve si flori dhe platin.Për këtë arsye Perfect Dent është i specializuar në punimin e produkteve Full Zirkon, i cili siguron fortësi dhe estetikë.Makineritë që ne përdorim, fal preçizionit të tyre të lartë, bëjnë të mundur që kurorat Full Zirkon të prodhohen identik siç janë të modeluara në Exocad, përfshirë dhe imtësitë në detaje.Filozofia jonë është shfrytëzimi i preçizionit dhe shpejtësisë së këtyre aparaturave, pa zëvendësuar plotësisht dorën e njeriut.


Shërbimi i Konsulencës

Përveç produkteve të një standardi të lartë, Perfect Dent 4.0 është i gatshëm të ofrojë edhe shërbim konsulence në ndihmën tuaj. E dimë se asnjë rast që trajtohet nuk është i njëjtë. Ne propozojmë zgjidhje të personalizuar në bazë të situatës duke kryer konsulta dhe diskutime. Besojmë se nëpërmjet këtij shërbimi zgjidhja do të jetë më e shpejtë dhe më e mirë, duke shkurtuar kohën e pritjes së pacientit e duke rritur keshtu kënaqësinë e rezultateve.
TI ZGJEDH, NE ZGJIDHIM !

Studio listën e plotë të shërbimeve që Perfect Dent ofron