+355696559233

Innovative Solutions

Pikëpamja inovative është nga pikat tona më të forta. Ne kemi operuar gjithmonë me aparaturat më të mira, duke qenë pionerët e teknologjisë në dentistrinë shqiptare.

Me një vizion për të ardhmen, Perfect Dent u shërben klientëve të tij me materialet dhe teknologjinë e fundit. Duke ndjekur filozofinë e një pune cilësore të një stafi profesionist dhe aparaturave bashkëkohore.

Rruga drejt perfektes nuk mbaron kurrë, por Perfect Dent është më pranë se kushdo!

Heading photo

Skanerat

Skanojnë masa ose modele për të pasur një imazh virtual 3D të gojës së pacientit në një saktësi të paperceptueshme nga syri ynë. Nga këtu, truri i njeriut dhe software bëhen njësh për t'i dhënë zgjidhje çdo diagnoze dhe situate që paraqitet.

Heading photo

Frezatori K5

K5 është një frezator me pesë akse dhe përfshin një gamë veçanërisht të gjerë indikacionesh. Ndërtimi i qëndrueshëm i K5 garanton rezultate të shkëlqyera të përpunimit, punë të shpejtë dhe efikase.

Heading photo

Printeri 3D

Realizon modele, provizorë, guida kirurgjikale etj. Me një printer 3D që automatizon punën, ne zvogëlojmë në mënyrë drastike kohën e fabrikimit dhe rrisim prodhimin (outputin) për teknik. Me një proces tërësisht digjital, nuk ka nevojë të ruhen modelet e rënda fizike. Të gjitha modelet arkivohen virtualisht për aq kohë sa është e nevojshme.

Heading photo

Furrë sinterizimi i zirkonit dhe pjekjen e qeramikës


Heading photo

Frezator për frezimin e implanteve

Mundëson paralelizmin e abutment-ave pavarësisht llojit të implantit si dhe vendosjen paralele të atashmenteve.