Karikimi i menjëhershëm (imediat) është punim i cili finalizohet në një kohë rekord prej 48/72 orë pas kryerjes së kirurgjisë. Konsiston në një punim të përkohshëm, qëllimi i të cilit është rekuperimi i gingivës pas vendosjes së implanteve dhe përshtatja e saj....Materialet me të cilat ky punim realizohet janë: struktura metalike Croncobal (CoCr), dhëmbë serie Vita, rezinë Candulor.Më poshtë gjeni të shpjeguar në detaje protokollin e punës mbi Karikimin e Menjëhershëm.

Këto janë masat e para mbi implante që vijnë në laborator, të mara me lugë individuale të realizuara nga laboratori, mbi transferta, direkt pas kryerjes së kirurgjisë. Vendosen analogët përkatës të llojit të implantit dhe bëhet gingiva mbi masat e mara. Këto masa derdhen në allci, duke përfituar kështu negativin e masës fizike.

Këtu kemi modelet e përfituara Master, mbi të cilat fillojmë punimin e kërkuar nga klinika.

Prodhohet JIG-u, me anë të së cilit arrijmë marjen e një kafshimi të saktë për të proceduar më pas me vendosjen në artikulator të modeleve.

Illustration

Kemi arritur kështu vendosen në artikulator për të vazhduar me hapin e rradhës, rreshtimin e dhëmbëve dhe dizenjimin e strukturës metalike.


Në bazë të rreshtimit të bërë, skanohet dhe dizenjohet në Exocad struktura metalike, Pasi sinterizohet dhe përshtatet, punimi është gati për tu rezinuar.

Ky është punimi përfundimtar i dorëzuar në klinikë. Edhe pse një punim provizorë, Estetika, një ndër pikat tona më të forta, është maksimale.